“Kosova e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me SHBA-në”

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshjen për nxitjen e investimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshje kjo e cila ka hyrë në fuqi dhe se të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj.

Hoti ka shkruar në “Facebook” se marrëveshja e Nxitjes së Investimeve, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.

“Faleminderit SHBA që po na dëshmon miqësinë speciale me. Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me ShBA. Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button