Hoti: Kur i ke miqtë e fortë… faleminderit presidenti Biden

 

Kryeministi në detyrë, Avdullah Hoti ka falënderuar, presidentin amerikan, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuciqit, ku i kërkon që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë na ka lajmëruar. “Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane./21Media

Back to top button