Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

 

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuciqit, ku i kërkon që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes “Twitterit”, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

 

Back to top button