Kosova finalizon projektin për energji të ripërtëritshme

Haradinaj:  Projekti parasheh investime 170 milionë euro.-Heldt: Ky është projekti i parë i tillë nën kornizën ligjore për investime strategjike

Kosova ka finalizuar  tërë procedurat për projektin e Parkut të Erës në Bajgorë në të cilin parashihen investime prej 170 milionë eurosh në energjinë e ripërtëritshme. Kështu bëri të të ditur kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në një konferencë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.  Haradinaj tha se  ky projekt mundëson  prodhimin e  energji elektrike pa dëme në mjedis. Ndërsa ambasadori Hedlt, tha  se me këtë projekt Kosova po tregon se mund të jetë vend i sigurt për investime të huaja.(Teksti-Valmira Hoti, kamera – Valon Demiqi)./21Media

 

 

Back to top button