Kosova-Franca, marrëveshje e bashkëprodhimit kinematografik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pranuar një letër nga ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin. Çeku ka njoftuar se ajo ka konfirmuar vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën.
Tutje Ministri Çeku ka bërë të ditur se marrëveshja përkatëse mes dy shteteve tona do të nënshkruhet gjatë Festivalit të Kanës në pjesën e dytë të muajit maj. “Kjo marrëveshje u ofron mundësi dhe mbështetje shtesë filmbërësve të Kosovës për bashkëpunime kinematografike me partnerët francezë”, ka thënë Çeku.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë, duke filluar nga ambasadorja Marie-Christine Butel, këshilltari për kulturë Donato Giuliani, dhe atasheu për kulturë Valon Ibraj. Angazhimi i tyre këmbëngulës ka qenë vendimtar për jetësimin e kësaj marrëveshje bilaterale”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media

Back to top button