​Kosova gati të pres 25 shtete me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”

Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”, të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Evropë e Afrikë.

Kështu thuhet në një postim të FSK-së, ku janë edhe disa fotografi.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se nga nesër fillojmë me ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

“Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë. Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”. Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së. Ky ka qenë vizioni ynë që nga fillimi, angazhim, punë e përkushtim në secilën ditë”, ka shkruar ai.

Back to top button