Kosova humbi nga Sllovakia

Vashat e Kosovës U20 sot kanë pësuar humbje nga Sllovakia me shifrat 71:38 (26:11, 17:6, 12:12, 16:9), në kuadër të FIBA U20 Women’s European Challengers, takim ky që është zhvilluar në Shkup.
Sllovakia e ka nisur ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:11. Edhe në periodën e dytë, vashat sllovake kanë vazhduar me lojë të mirë, por më pas janë këndellur vashat kosovare, derisa perioda e dytë ka përfunduar 17:6, duke shkuar në pushim me shifrat 43:17.
Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, e cila ka treguar edhe rezultatin 12:12. Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë, por në fund sllovaket kanë krijuar epërsi dhe kanë triumfuar në fund me rezultatin 71:38.
Te Kosova janë dalluar: Astera Tuhina me gjashtë pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime dhe Dea Pushkolli me 11 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta zhvillojë ndaj Luksemburgut, të enjten nga ora 17:00.
Orari
15 Korrik, 17:00 Kosova-Luksemburgu
17 Korrik, 17:00 Rumania-Kosova
18 Korrik, 21:00 Maqedonia Veriore-Kosova

Back to top button