Kaloni te përmbajtja kryesore

Për këtë arsye në Kampionatin Evropian nuk zhvillohet ndeshja për vendin e tretë

Italia është kampioni i ri i Evropës në futboll pasi triumfoi në finale kundër Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.
Në të kaluarën e këtij turneu, ishte praktikë që të zhvillohej edhe ndeshja për vendin e tretë, por që kjo praktikë është ndërprerë pas evropianit të vitit 1980.
Arsyetimi i organeve të UEFA-së atëherë ishte se “nuk kishte interesim nga ana e tifozëve për të shkuar në stadium e po ashtu edhe audienca televizive ishte shumë e ulët.”.
Kampionati Evropian është i vetmi turne i madh ndërkombëtar që tani nuk ka ndeshje për vendin e tretë.
Kupa e Botës, Kupa e Amerikës dhe Kupa e Kombeve Afrikane vazhdojnë ta kenë në program ndeshjen për vendin e tretë, normalisht një ditë para finales.
Skuadrat shpesh përdorin playoffin e vendeve të treta si një mundësi për t’u dhënë lojtarëve të rinj një shans për të fituar disa minuta para se të kthehen në shtëpi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button