​Kosova i nis me fitore parakualifikimet në Botërorin e basketbollit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur me fitore parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2027 të basketbollit.

Në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova e ka mposhtur Irlandën me shifrat 83:76 (22:17, 23:21, 20:19, 18:19).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 45:38 në favor të Kosovës, kurse e dyta përfundoi e barabartë 38:38.

Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime e tri asistime.

Ndërkaq, më i miri te Irlanda ishte Connors Blount me 27 pikë, 13 kërcime e dy asistime.

Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në Grupin A me dy pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e parë.

Ndeshja e radhës për Kosovën në kuadër të këtyre parakualifikimeve është kundër Azerbajxhanit më 25 shkurt.

Rezultati final, 83:76 në favor të Kosovës.

 

 


​Pjesa e parë: Kosova në epërsi kundër Irlandës

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, e vlefshme kjo për parakualifikimet e Kampionatit Botëror të Basketbollit 2027.

“Dardanët” e mbyllin pjesën e parë në epërsi prej shtatë pikëve, respektivisht me shifrat 45:38, raporton KosovaPress.

Çereku i parë u mbyll me shifrat 22:17 në favor të Kosovës, sikurse çereku i dytë që u mbyll 23:21 në favorin tonë.

Basketbollisti më i mirë deri tani te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 11 pikë, 2 kërcime e 2 asistime.

Pjesa e parë, 45:38 në favor të Kosovës.

Back to top button