​Në Shtime po funskionalizohet Qendra e Inovacionit, do të përfitojnë 150 nxënës

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se së shpejti pritet të funksionalizohet Qendra e Inovacionit në këtë komunë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se nga ky projekt do të përfitojnë trajnime falas 150 nxënës, teksa 60 prej tyre do të subvencionohen nga Komuna e Shtimës në vlerë prej 16.200 euro, kurse 90 të tjerë nga Flutura Academy.

Ai tha se të rinjtë e Shtimes do të kenë qasje në trajnime softuerike dhe në këtë mënyrë do t’i avancojnë edhe më shumë shkathtësitë e tyre digjitale e teknologjike.

Back to top button