Kosova-Ishujt Faroe, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Ishujve Faroe.
“Dardanët” në përbërje me futbollistë të rinj do të synojnë fitoren sot me çdo kusht, e cila do të ishte e para e muajit nëntor pas barazimit me Armeninë.
Kosova barazoi 2:2 me Armeninë në miqësoren e zhvilluar para tre ditëve, ndërsa Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar u mposhtën 5:0 nga Çekia.
Të dy kombëtaret kanë zhvilluar tre ndeshje kundër njëra-tjetrës, ndërsa Kosova ka dy fitore kurse një ndeshje kanë barazuar 1:1.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët futbollistë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Kosova (4-3-3): Pukaj; Rrudhani, Haliti, Hajrizi, Kastrati; Bislimi, Emerllahu, Ferati; Krasniqi, Sadiku, Topalli
Ishujt Faroe (4-4-2): Lamhauge; Sorensen, Vatnhamar, Edmundsson, Davidsen; Vatnhamar, Joensen, Mneney, Olsen; Johannesen, Petersen

Back to top button