Shqipëri-Armeni, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 17:30 stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Armenisë.
Kjo është miqësorja e katërt e “kuqezinjve” për muajin nëntor, të cilët synojnë ta mbyllin këtë vit kalendarik me fitore kundër Armenisë.
Në miqësoret e fundit të zhvilluara, Shqipëria u mposht nga Italia me rezultat 3:1, kurse Armenia barazoi 2:2 në “Fadil Vokrri”, me Kosovën.
Të dy kombëtaret kanë pesë përballje mes vete, ku tre fitore ka Shqipëria, krahas një të Armenisë, ndërsa një ndeshja ka përfunduar me barazim.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret në përbërje kanë lojtarë kryesisht të rinj.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Shqipëria (3-5-2): Berisha; Bajrami, Kumbulla, Mihaj; Hadroj, Laci, Asllani, Cokaj, Lenjani; Skuka, Muci
Armenia (3-4-3): Buchnev; Mkrtchyan, Haroyan, Voskanyan; Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan; Shaghoyan, Babayan, Bichakchyan

Back to top button