Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zemrës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova iu është bashkuar vendeve të tjera në këtë 29 Shtator për të shënuar Ditën Botërore të Zemrës.

Në njoftimin e lëshuar nga MSh-ja thuhet se motoja është “Vepro! Me zemër për zemër!”.

“Kjo ditë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e popullatës mbi faktorët që kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe për rëndësinë e masave parandaluese që mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e këtyre sëmundjeve”, thuhet në njoftim.

Sipas MSh-së, sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me rreth 20.5 milion jetë të humbura çdo vit, duke përfaqësuar rreth 1/3 e vdekjeve globale dhe 85% e këtyre vdekjeve shkaktohen nga ataku dhe goditja në zemër

“Ndonëse janë të parandalueshme, ato prekin një gamë të gjerë moshash dhe grupesh sociale. Me ndryshime të vogla në stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe menaxhimin e stresit, ne mund të mbrojmë zemrën dhe të parandalojmë këto sëmundje”, thuhet në njoftimin e MSh-së./21Media

Back to top button