“Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në”

Thaçi është takuar me Eliot Engel

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA ka ta takuar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel.

Pas takimit me Engel-in, Thaçi është shprehur se  Kosova ka dalë fitimtare gjithë kur ka qenë bashkë me SHBA-në

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai ka shtuar se do ta ruajnë dhe do ta çmojnë përherë këtë miqësinë me Amerikën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA, dje ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC. /21Media

Back to top button