Kosova ka shënuar progres sa i përket fuqisë ushtarake

Kosova ka shënuar progres për sa i përket fuqisë ushtarake. Një raport i Global Fire Power e ka renditur Kosovën në pozitën e 134, pra pesë vende më lartë sesa vitin e kaluar. Në anën tjetër, Shqipëria gjendet në pozitën e 91’të.
10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.
Krahasuar me studimin e një viti më parë, Kosova ka përmirësim në pesë shkallë. Në 2021 renditej e 139-ta në botë, ndërsa tani ndodhet në renditjen 134-të – duke lënë prapa, Panamanë, Republikën e Afrikës Qendrore, Islandën, Sierra Leone, Beliz, Surinami, Somalinë, Moldavinë, Beninin dhe Butanin./21Media
Back to top button