Kosova ka siguruar strehim për 1 mijë e 798 afganë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kujtoi sot se më 29 gusht të 2021, në Kosovë u mirëpritë grupi i parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë.
Kurti bëri të ditur se që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1 mijë e 798 afganë.
“Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, shkroi Kurti në Twitter.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë në Kosovë u akomoduan 146 afganë./21Media 

Back to top button