Murati: Grevistët nuk paguhen nga shteti, por do të duhej të paguheshin nga sindikatat

Ministri i Finanvcave Hekuran Murati bëri të ditur që grevistët nuk do të kompensohen për ditët që janë në grevë.
Murati në një konferencë për media tha se grevistët do të duhej të paguheshin nga sindikatat në kohën e grevës.
“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”, tha ai.
Ai po ashtu përmendi faktin se grevistëve nuk do të mund t’iu shkëputen kontratat e punës, por nuk do të paguhen nga thesari i shtetit.
Murati tha se vetëm mësimdhënësi për këto 5 ditë të grevës do të kenë mungesë në pagën e tyre rreth 90 euro.
Ministri, po ashtu theksoi se po punohet në digjetalizimin e listvae të anëtarësive nëpër sindikata që të dihet se kush po punon e kush në grevë. Ai tha se ky proes do të bëhet përmes deklarimit në E-Kosova që do të vihet në funksion së shpejti.

Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, nga 25 gushti kanë hyrë në grevë. Kërkesa kryesore e tyre është ndarja e nga 100 eurove, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media

Back to top button