Shembet ura në Dobërdol, Komuna nis urë alternative

Sot gjatë ditës është raportuar për shembjen e urës në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës.
Fshati Dobërdol  përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të merren me rastin pasi që banorët e kësaj ane e vuajnë më së shumti.
Po ashtu asamblisti nga LDK në këtë komunë, Qendrim Softolli ka publikuar disa fotografi në të cilën shihet ura e shembur.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Komuna e Podujevës duke thënë se është angazhuar menjëherë një kompani për vendosjen e një ure alternative për t’ju mundësuar qarkullimin e qytetarëve të asaj zone.
“Pas marrjes së informacionit për shembjen e urës në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës ka angazhuar menjëherë një kompani për vendosjen e një ure alternative për t’ju mundësuar qarkullimin e qytetarëve të asaj zone. Në planifikimet e Drejtorisë për Shërbime Publike është i planifikuar ndërtimi i Urës së re për banorët e asaj zone, derisa të bëhet ndërtimi i urës së re qytetarët mund ta shfrytëzojnë për qarkullim urën alternative”, thuhet në njoftimin e Komunë. /21Media

Back to top button