Kosova me medalje të artë edhe në mundje

Lonisa Reka ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të grupmoshave U17 në mundje.

Deri te medalja e artë, Reka regjistroi katër fitore radhazi në këtë Kampionat Ballkanik.

Reka shënoi dy fitore ndaj garueseve nga Rumania, një ndaj garueses nga Greqia, kurse në finale e mposhti garuesen nga Bullgaria.

Ky është një sukses fantastik për Kosovën, ku po shfaq sinjale premtuese edhe në sporte të tjera, në fitimin e medaljeve.

Lorisa është bursiste e KOK-ut si “Shpresë Olimpike 2023”.

Back to top button