Kosova mirëpret dy gazetare të tjera ukrainase

Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova – janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë.
Troitska dhe Solodovnikova do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Deri më tani në Kosovë janë strehuar 11 gazetarë ukrainas në kuadër të këtij programi.
Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në.
Gazetaret janë mirëpritur në aeroport ng Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Muaj më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës pati miratuar vendimin për zgjatjen e lejeqëndrimit të 9 gazetareve ukrainase që janë të strehuara përkohësisht në Kosovë.
Zgjatja e lejeqëndrimit ishte bërë në 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, dhe ishtë bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte mirëpritur vendimin e Qeverisë për zgjatjen e lejeqëndrimit të kolegëve ukrainas, njëherësh ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë angazhimin për t’i ofruar atyre ndihmën e nevojshme./21Media

Back to top button