Ndeshje interesante sot në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve.
Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku më interesantja do të jetë ajo mes Napolit dhe Ajaxit.
Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te derbi që zhvillohet në stadiumin “Spotify Camp Nou”, ku me fillim nga ora 21:00, Barcelona do ta presë në shtëpi gjigantin italian, Inter.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshjeje do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Rangersit dhe Liverpoolit në stadiumin “Ibrox” të Glasgow.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.
18:45 Atletico Madrid – Club Brugge
18:45 Napoli – Ajax
21:00 Barcelona – Inter
21:00 Bayer Leverkusen – FC Porto
21:00 Plzen – Bayern Munich
21:00 Rangers – Liverpool
21:00 Sporting CP – Marseille
21:00 Tottenham – Eintracht Frankfurt

Back to top button