Kosova mposhti Armeninë

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shënuar tre gola, ku vashat kosovare kanë mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Armeninë.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi futbollistja Valentina Metaj, e cila në minutën e 78′ kalon “Dardanet” në epërsi prej 1:0.
Armenia gjeti golin e barazimit shtatë minuta më vonë, ku Blerta Smaili shënon autogol në portën e saj në minutën e 77′.
Golin e fundit të ndeshjes, dhe të fitores për vashat tona e shënoi Donjeta Halilaj, e cila ia siguron fitoren Kosovës në minutën e 87′ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Kosova vazhdon të renditet e pesta në Grupin F, por tani në kuotën e shtatë pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm, Armenisë, që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.
Rezultati final, 2:1 në favor të Kosovës.

Back to top button