Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në Këshill të Evropës

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është në agjendën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./21Media

Back to top button