Kosova në Karate e 4-ta në mesin e 33 shteteve të botës

Kombëtarja e Kosovës në Karate u rendit e 4-ta në mesin e 33 shteteve të botës në Grand Prix Kroacia 2022, që u mbajt nga 18-20 mars në Samobor te Kroacisë.
Kosovarët fituan 30 medalje (prej tyre 7 te arta, 10 te argjendta dhe 13 te bronzta), ku pjesëmarrës ishin 90 garues në mesin 1473 garuesve, në disipline kata dhe kumite.
E veçanta e kësaj gare nga Kombëtarja e Kosovës ishte pjesëmarrja edhe në garën Para olimpike ( me nevoja te veçanta i verbër) ku, garuesi kosovar, Jusuf Kupa fitoi medaljen e artë.
Në ketë garë kosovarët me paraqitje dhe renditjen përfundimtare lënë mbrapa shteteve te mëdha me garues si siç ishin Azerbajxhani, Franca, Sllovakia dhe Hungaria.
Një paraqitje shumë te mirë kosovareve kishin edhe me ndarjen e drejtësisë, ku morën pjesë me 4 gjyqtarë (kryetari Ardian Muhadri, Fidan Qorolli anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi) ku u veçua kryetari i gjyqtarëve Ardian Muhadri, nga Federata Kroate u caktua shef i arenës nr.1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.
Me ketë paraqitje u dëshmua se jemi në rrugë te mirë drejt sukseseve te mëdha, ndërkombëtare./21Media

 

Back to top button