Kosova në mars ndeshet me Zvicrën 

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, Kosova ka caktuar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me Zvicrën.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka thënë se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.
Ndërkohë, FFK po ashtu ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Back to top button