Dy viktima dhe 1017 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe 1017 raste të reja.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 254 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë vendin raste aktive janë 20,928 pacientë.
Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: Tiranë me 618 raste të reja,  41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd./Ora news

Back to top button