Kosova nënshkruan marrëveshjen me MCC-në, Kurti e quan ditë historike

Kryeministri, Albin Kurti e quajti ditë historike ditën që u nënshkrua  marrëveshja mbi 200 milionë dollarëshe Kosovë – MCC.
Kurti gjatë fjalimit të tij para nënshkrimit të marrëveshjes në Kongresin amerikan tha se se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pos për interesa të përbashkëta, janë të lidhura edhe për shkak të vlerave që posedojnë.
“Ditë historike në kuptimin e ndërtimit të një të ardhme të gjelbër dhe të pastër. MCC-ja është bërë ndër partneret më të afërta, për investimin ndër më të madh në vendin tonë. Secili cent do të shpenzohet për një program të dobishëm për vendin tonë. Kemi punuar bashkë në mënyrë për të siguruar furnizimin me energji dhe rrugën drejt burimeve të ripërtëritshme. Jemi për vlerat tona demokratike dhe kundër agresionit rus mbi Ukrainë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin e energjisë. Për herë të parë në strategjinë tonë u shkrua rruga drejt dekarbonizimit të vendit. Po punojmë për të garantuar një furnizim energjie që është i përballueshëm për të gjithë. Nënshkrimi është festa e një pune të pashoqe të dy vendeve. Marrëveshja do t’i prezantohet Parlamentit nesër për ratifikim. Do të jetë e trishtueshme që unë dhe Rizvaniolli s’do të jemi për t’u ballafaqur me opozitën. Ekonomia ka nevojë për demokraci të lartë. Demokracia për ekonomi prosperuese. Kosova është falënderuese për MCC-në”, tha kryeministri kosovar.
Këtë marrëveshje e ka nëshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanollisi dhe shefja ekzekutive e MCC, Alice Albright. /21Media

Back to top button