Nënshkruhet marrëveshja mbi 200 milionë dollarëshe Kosovë – MCC
Në Uashington, u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Korporata së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjell vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.
Këtë marrëveshje e ka nëshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanollisi dhe shefja ekzekutive e MCC, Alice Albright.
Nga Kosova morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti 5-vjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës./21Media