Kosova pa asnjë ciceron dhe guidë turistike të licensuar

Kosova çdo vit pret turistë të shumtë. Me karakteristika natyrore, monumente dhe atraksione të ndryshme Kosova bën shumë turistë për vete.
Megjithatë, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti në emisionin veror “21 Gradë” në RTV21 ka thënë se turizmi asnjëherë nuk ka qenë prioritet i Qeverive, duke theksuar se nuk ka ndonjë Ministri të Turimzit apo organizatë.
“Më shumë kanë bërë vet komuniteti, bizneset se vetë shteti”, ka thënë Hoti.

Duke i përmendur sfidat e turizmit në Kosovë, Hoti theksoi mungesën e ciceronit dhe guidës turistike të licensuar nga shteti.
“Kur ne si shtet nuk kemi një guidë të licensuar, atëherë grupet e ndryshme p.sh nga Maqedonia apo shtetet e tjera mund të vijnë me guidat e tyre në Kosovë dhe ta elaborojnë të flasin për trashegiminë tonë, për monumentet tona çfarë dojnë ata”, ka thënë Hoti duke theksuar se ky është një problem shumë serioz.
Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë për RTV21 ka thënë se kanë bërë apel të vazhdueshëm që sa më shpejt të certifikohen/ licensohen këto guida./21Media

Back to top button