Kosova paralajmëron heqjen e barrikadave në rast se KFOR-i nuk ndërhynë

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dje në një konferencë për media tha pritjes për t’i tërhequr barrikadat nga KFOR-i po u vjen fundi.
“Presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata mbetet e njëjtë e madje është rënduar. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet”, tha ai./21Media