Shqiptarët dërgojnë në Eurovizion Albina Kelmendin dhe familjen e saj

Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2023 që do të mbahet në Liverpool.
Kënga “Duje” mori më së shumti vota nga publiku, që sivjet për herë të parë iu dha mundësia që vet të vendos se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të këngës. Ndërkohë që sipas jurisë u radhit e dyta, shkruan portali rtv21.tv
“Duje” vjen me tekst nga Eriona Rushitit dhe përçon mesazhin për dashuri në familje, ndërkaq qëllimi i vet tekstit u arrit me performancën plot emocion dhe zërin e magjishëm të Ablinës shoqëruar nga prindërit , dy motrat dhe vëllai i saj.
Ndërkohë edhe juria ndau tri çmimet kryesore. I treti iu nda   2Farm me këngën “Atomike”, çmimi i dytë iu nda Albina Kelmendit dhe familjes së saj. Kurse çmimin e parë juria ia dha Elsa Lilës  me këngën “Evita” e cila u rikthye pas 25 vjetësh në këtë festival.

Back to top button