Kosova përfaqësohet nga 3 boksier dhe 1 boksiere në turneun ndërkombëtar “Strandja”

Kosova do të përfaqësohet nga 3 boksier dhe një boksierë në turneun më të madh ndërkombëtar të federatës botërore IBA “Strandja”.
Ky turne do të mbahet nga 4 shkurti deri më 11 shkurt 2024, në Sofje të Bullgarisë.
“Kosova përfaqesohet me boksieren 60kg. Donjeta Sadiku, dhe boksierët: 54kg. Bashkim Bajoku, 71kg. Loris Idrizi, 86kg. Taulant Jakupi,u.d. së selektorit Musli Zymberi,selektoti i femrave Faton Xhakli, trajnerja Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaj drejtësinë, në listë për të mar pjesë ka qen dhe 67kg. Shpetim Bajoku po per shkak të një lendimi nuk do të mund të mar pjesë”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës, në “Facebook”, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa bëhet e ditur se në këtë turne do të marrin pjesë 44 shtete nga 6 kontinente , një mini kampionat botëror, me më shumë se 460 përfaqësues nga e gjithë bota, dhe konkurrenca do të jetë mjaftë e fortë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?