Kurti përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar në 27 vjetorin e rënies së tyre, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

“Të përcjellur nga shërbimi sekret i Serbisë, ata ishin nxjerrë në pritë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, prej ku nisën të shtënat duke mbetur të tre të vdekur. Rënia e Zahirit ishte aq tronditëse për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sa që u dashën gjashtë muaj riorganizime deri të aksionet e para pas rënies së tij”, është shprehur Kurti në një postim në “Facebook”.

Tutje ka shtuar se Zahiri me shokë do të kujtohet ndër mote nga populli shqiptar dhe do të studiohet nga historia moderne e tij.

Mëngjesin e sotëm janë mbajtur homazhe tek varri i Zahir Pajazitit, në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, te vendlindja e Zahirit. Pastaj, nga Orllani në Podujevë, ku në sheshin qendror të qytetit u vendosën lule te shtatoret e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Ilir Konushevcit dhe Edmond Hoxhës./21Media

Back to top button