Kosova përfaqësohet nga nëntë xhudist në garat e Kupës Evropiane për Kadetë 2024

Më 2 dhe 3 mars do të mbahet Kupa Evropiane për Kadetë 2024 në Antali të Turqisë, ku Kosova do të përfaqësohet nga nëntë xhudist.
Federata e Xhudos ka bërë të ditur se në këtë garë marrin pjesë gjithësej 371 garues, prej tyre 219 meshkuj dhe 152 femra, nga 19 shtete dhe 2 kontinente, shkruan rtv21.tv.
“Me 2 dhe 3 mars 2024 do të mbahet Kupa Evropiane për Kadetë 2024 në Antali të Turqisë. Nga Kosova do të marrin pjesë: Furkan Kelmendi (-50kg); Andi Reshitaj (-60kg); Reis Deliu (-60kg); Besjana Gashi (-48kg); Estea Arifaj (-48kg); Enise Zijade (-52kg); Sidorela Dodaj (-52kg); Fiona Kuka (-57kg); Erlule Musaj (-57kg)”, ka shkruar Federata e Xhudos në “Facebook”.
Tutje, bëhet e ditur se, Furkani, Andi, Reisi, Besjana, Estea, Enise dhe Sidorela garojnë të shtunën kurse Fiona dhe Erlule garojnë të dielën, të cilët do të jenë nën udhëheqjen e trajneres Majlinda Kelmendi.
Federata e Xhudos i uron suksese ekipit të Kosovës.
Garat mund t’i ndiqni LIVE në judotv.com./21Media