Kosova pritet të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Pfizer

 

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se vendi ynë në fund të muajit maj, do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Pfizer nga COVAX.

Të mërkurën në Kosovë erdhën 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, duke e çuar në 62 mijë numrin e dozave të kësaj vaksinës së ardhur përmes COVAX-it. Pos tyre në vend kanë ardhur edhe rreth 8 mijë doza të vaksinës Pfizer si donacion i Bashkimit Evropian.

Dozat e deritashme të AstraZenecas të ardhura në Kosovë janë pjesë e kontingjentit të parë të madh për periudhën shkurt-maj prej 10 mijë e 800 dozave.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë sot se nga mbi 29 mijë të vaksinuarit deri tash në Kosovë, asnjë nga ta nuk ka raportuar për efekte të rënda pasvaksinale./21Media

Back to top button