Kosova shënoi zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid-19

 

Qysh nga 29 qershori i këtij viti, 24 orëshi i fundit është dita e parë në Kosovë pa asnjë viktimë, pasojë e koronavirusit. Me fjalë të tjera, një ditë pa të vdekur nga Covid 19,  pas plot 72 ditësh me viktima shpesh në numër dyshifror.

Edhe pse ditëve të fundit është ulur edhe numri i të infektuarve me Covid-19, në komuna ankohen për numrin e vogël të testimeve dhe gjurmim të kontakteve./21Media

Përgatiti: Aurela Elshani

 

Back to top button