Kosova shton sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjelluriusisë

Qeveria e Kosovës sot shtoi edhe disa sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellurusisë si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gëvalla në mbledhjen e Qeverisë tregoi çka përfshijnë këto sanksione.
“Masat kufizuse tregtare në lidhje me hekurin dhe çelikun si dhe mallrat e luksit. Masat kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat me teknologji me përdorim të dyfishtë dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë të Rusisë. Masat e reja që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus…”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla./21Media

Back to top button