Kosova synon ta befasojë Ukrainën

Kosova synon ta befasojë Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në futsall tash e tri ditë po përgatitet për ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 kundër Ukrainës.
Pas dy seancave stërvitore në palestrën e Obiliqit, Dardanët e futsallit të hënën kanë vazhduar me punën në palestrën ku edhe do të zhvillohet ndeshja. Gjatë stërvitjes së sotme përzgjedhësi Arben Simitçiu ka punuar në aspektin tekniko-taktik, si dhe në evitimin e gabimeve të shfaqura në ndeshjen e parë kundër ukrainasve.
Atmosfera në ekipin kombëtar para kësaj përballjeje është mjaft pozitive dhe të gjithë shpresojnë se me mbështetjen e tifozëve do të arrijnë ta shijojnë fitoren e pare, e cila do t’i mbante gjallë shpresat për kualifikim tutje.
Kombëtarja do të vazhdojë me stërvitje edhe të martë, teksa të mërkurën synon ta mposhtë favoriten e grupit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.
Ndeshja kundër Ukrainës do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, teksa hyrja për tifozët është falas./21Media

Back to top button