Kosova U17 zhvillon ndeshje si vendase kundër Ishujve Faroe

Me fillim nga ora 15:30, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër Ishujve Faroe, e vlefshme kjo për fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian “Euro 2022” në kuadër të grupmoshave U17.
Në këtë ndeshje, të dy këto kombëtare rikthehen nga humbjet në xhirot e tyre të fundit, ku Kosova pësoi humbje minimale 1:0 nga Sllovenia, kurse Ishujt Faroe u mposhtë 2:0 nga Austria.
Pas dy xhirove të kompletuara, Dardanët zënë vendin e dytë në tabelë me gjithsej tre pikë, kurse Ishujt Faroe pozicionohen në vendin e fundit të Grupit 9 me asnjë pikë të arkëtuar.
Kosova dhe Ishujt Faroe gjenden në Grupin 9 të kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Sllovenisë dhe ajo e Austrisë.
15:30 Kosova U17 – Ishujt Faroe U17

Back to top button