Treni godet për vdekje tre emigrantë të shtrirë në shina

Tre emigrantë kanë vdekur dhe një është lënduar rëndë pasi një tren i goditi ata në jug-perëndim të Francës.
Një kryebashkiak lokal dhe policia thanë se emigrantët ishin shtrirë në binarë kur u goditën të martën në mëngjes.
Një hetim policor është duke u zhvilluar, por rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Kryebashkiaku i Ciboure tha se zona ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët, transmeton rtv21.tv.
Kryebashkiaku Eneko Aldana-Douat i tha BFM TV se emigrantët “ishin duke fjetur ose shtrirë” në shina.
Policia po përpiqet të identifikojë emigrantët. Duke cituar një burim policor, gazeta parisiene tha se të gjithë ata ishin shtetas algjerianë.
Ai që mbijetoi pësoi një thyerje të këmbës dhe u dërgua në spital, thanë prokurorët lokalë për agjencinë e lajmeve AFP.
Mediat franceze thanë se incidenti ndodhi pak para orës 06:00 me kohën lokale rreth 500 metra nga stacioni i trenit në Saint-Jean-de-Luz, një qytet bregdetar në Francë pranë kufirit spanjoll.
Shërbimet e trenit u ndërprenë, por gradualisht rifilluan pas disa orësh./21Media

Back to top button