Një tërmet 6.3 shkallë goditi Greqinë

Një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të Rihterit ka ndodhur në afërsi të ishullit të Kretës, vetëm tri javë pas një tërmeti tjetër i cili ia ka marrë jetën një personi dhe ka lënë qindra ndërtesa të dëmtuara.
Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave, transmeton rtv21.tv.
Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme, por autoritetet thanë se policia dhe ekipet e zjarrfikësve po kontrollonin ndërtesat në Kretën lindore për dëmtime./21Media

Back to top button