Kosova U19, fillon përgatitjet para Kampionatit Ballkanik

Kosova U19, femrat, fillon përgatitjet para Kampionatit Ballkanik
Ky kampionat do të zë vend mes datave 10-14 gusht, 2022, në Mioveni të Rumanisë.
Vashat ‘Dardane’ tashmë kanë filluar përgatitjet nën drejtimin e selektorit Lorik Ilazi, në Hotel ‘Trofta’ të Istogut.
Përgatitjet po shkojnë sipas planit, derisa ekipi duket në formë të mirë dhe i motivuar për të bërë më shumë në një grup të fortë.
Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit A në këtë Kampionat, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria./21Media

Back to top button