Vdiq personi që u aksidentua me kamion

Një burrë 62 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me kamion, që ndodhi sot në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndrru jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Hashani ka njoftuar se rasti po hetohet nga njësitet e trafikut rajonal.
Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se mjeti ishte i përfshirë në një aksident trafiku me një veturë “pikap”, me tabela vendore. Me këtë rast drejtuesi i kamionit e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme ishte përplasur për një muri skaj rruge./21Media

Back to top button