Kosova U19, pjesë e turneut në Maqedoni të Veriut

Kombëtarja U19 e Kosovës-femrat, me ftesë të Federatës së Voljebollit të Maqedonisë, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar memorial “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”.
Ky turne do të zhvillohet mes datave 4-6 gusht në qytetin e Krushevës dhe siç ka informuar sot Federata e Volejbollit të Kosovës, do të jetë mundësi e mirë përgatitjeje për vashat e Lorik Ilazit, para Kampionatit Ballkanik, i cili do të fillojë më 10 gusht.
Pjesë e këtij turneu, përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jetë edhe Bosnja dhe Hercegovina. Këto Kombëtare, sipas FVK-së,  do të zhvillojnë tri ndeshje me njëra-tjetrën, derisa – pas ndeshjes së fundit – do të organizohet një ceremoni përmbyllëse, ku do të ndahen çmimet dhe trofetë./21Media

Back to top button