Kosova U22 u mund nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, u mund sot nga Azerbajxhani me rezultat 3-0 (25-17, 25-11, 25-20) në sete, në përballjen hapëse për ‘Dardanët’ në Grupin E, kualifikues për Kampionatin Evropian.
Takimi zuri vend në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupi nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).
Federata e Volejbollit e Kosovës bëri të ditur se djelmoshat e Faton Mustafës u munduan të bëjnë më shumë, sidomos në setin e parë dhe të tretë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën, e cila sigurisht se do të analizohet dhe adresohet nga stafi teknik, para ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë./21Media

Back to top button