Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor

Kosova ka vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor. Kështu ka bërë të ditur ditur Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor (Timor-Leste), gjatë një ceremonie nënshkrimi në Nju Jork, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.
Sipas saj, ky është një hap i vogël, por tregon se “kur punojmë të gjithë së bashku, arritjet nuk mungojnë. Kemi dhe shumë punë për të bërë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”./21Media
Back to top button