Kosovare Asllani protagoniste në fitoren prej 15 golave të Suedisë ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e femrave e Suedisë ka shënuar mbrëm fitore kundër Gjeorgjisë, duke e shkatërruar këtë të fundit me gol-diferencë prej 15 golave.
Suedia e ka mposhtur sot me rezultat të thellë 15:0 Gjeorgjinë.
Nga 15 golat që u shënuan nga suedezet, dy sosh erdhën nga futbollistja me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani, e cila shënon në minutat 76’ dhe 81’ për ta thelluar epërsinë e Suedisë.
Ndërkaq, me këtë fitore, Suedia e përforcon pozitën e parë në Grupin A me 18 pikë të arkëtuara, krahas Gjeorgjisë që gjendet në pozitën e fundit me asnjë pikë të tubuar pas pesë ndeshjeve./21Media

Back to top button