Kosovarja që shënoi rekord në librin e Guinness-it

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Kosova përmendet në librin e famshëm të rekordeve Guinness

Libri Guinness është libri i famshëm i rekordeve botërore. Së fundmi në këtë libër së fundmi ka hyrë edhe një kosovare me një punim nga letra.

Arbnora Fejza-Idrizi nga komuna e Skënderajit me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash.

Lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it. Pas marrjes së lajmit nga stafi i Guinness-it, Arbnora atë e ka bërë publik në facebook.

Ajo është shprehur se ndihet krenare dhe e lumtur që është zgjedhur fituese, derisa për të rinjtë pati edhe një mesazh.

“Ndjehem shumë krenare që arrita ta përfaqësoj fillimisht Skenderajin dhe Kosoven. Jam shumë e lumtur që në mesin e qindra mijerave kandidatëve për rekord, u zgjodha unë fituese. Për të rinjët kam një mesazh që mos të ndalen nga ëndrrat e tyre, sepse nëse ti e do punën teënde pa dyshim, do të arrish sukses”, ka thënë Fejza-Idrizi.

Por, Arbnora ka thënë se nuk do të ndalet me kaq dhe se po përgatitet ta shënojë një rekord të ri.

“Bëhet fjalë për vazon me lule edhe flamujt e shteteve të botës që e kanë njohur  Kosovën. Unë e kam titulluar “Lulet e lirisë”. Po ashtu, ky rekord do të jetë në shenjë falënderimi për ata që ranë dëshmorë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Arbnora Fejza Idrizi ka dhjetë vjet që merret me artin e origamit. Ajo më parë ka punuar si edukatore dhe menaxhere, ndërsa tani është tërhequr përkohsisht nga puna për t’u marrë me rekordet në librin Guiness.