Kosovë: Demokracia dhe sulmi ndaj fjalës së lirë!

Pas sulmit fizikisht ndaj gazetari Visar Duriqi, reaguan krerët e institucioneve

Gazetari Visar Duriqi nga gazeta në internet, Insajderi, është sulmuar të mërkurën mbrëma nga disa persona të panjohur. Gazetari Duriqi u trajtua në spital për shkak të plagëve të pësuara gjatë sulmit. Policia tha se “në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, por nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të sulmit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast lidhur me sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, në drejtim të veprës penale “lëndimi i rëndë trupor”./21Media

Back to top button