“Kosovës as liri as pavarësi nuk i vynë pa mbështetjen e Amerikës”

Sipas Thaçit, Serbia meriton përtej taksës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dorëzuar raportin që ndërlidhet me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel.

I pari i vendit në një konferencë për medie ka njoftuar se çfarë përmban ky dokumentacion. Thaçi ka komentuar edhe postimin e së shtunës në “Facebook” ku kishte shkruar se “Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë”.

Thaçi ka thënë se duhet të marrim orientim dhe vendime strategjike për shtetin e Kosovës. “Shteti i Kosovës lëndohet kur ne lëndojmë marrëdhënjet me SHBA-të, kushdo që është ai”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie.

Kreu i shtetit ka shtuar se Serbia meriton përtej taksës, duke thënë se Serbia meriton ndëshkim prej Bashkësisë Ndërkombëtare për të gjitha të bëmat prej dëbimit të shqiparëve deri te gjenocidi ndaj popullit shqiptar.

“Aty ku do të jetë SHBA dhe BE do të jemi edhe ne. Askush nuk dëshiron lëndimin e shtetit tonë”, ka thënë tutje presidenti./21Media

Back to top button